Publikohen pamjet e para të klipit të Seven Saraqit (FOTO)

By

Javë më parë, Prive raportoi se Seven Saraqi është në përgatitje të këngës dhe klipit të ri, pas projektit me Argjentina Ramosajn – “Pa ty”, me të cilën dyshja mblodhën miliona klikime në youtube.

Këngëtari ka vendosur që të mos pushojë, dhe të nisë menjëherë punën për projektet e reja.

Në profilin e tij në Instagram, artisti ka publikuar foto nga shesh-xhirimi për videoklipin e ri për të cilin po përkujdeset produksioni Entermedia.

Seveni nuk ka dhënë informacione mbi datën e publikimit apo zhanrin e këngës, por sipas fotografive, duket se edhe kjo këngë do të jetë ritmike./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BjQbQl6nTte/?hl=en&taken-by=7saraci

Artikuj të ngjashëm