Pushoi mjaft: Dren Abazi po sjellë këngën e re (FOTO)

By

Kanë kaluar tetë muaj qysh kur Dren Abazi me orkestrën e tij sollën ndonjë projekt të ri muzikor.

E para se të publikonin “Kur je me mu”, ata kishin kohë pa lansuar diçka të re.

Ndërsa tani, në prag të festave të fundvitit, kur ditët bëhen të ftohta, zëri i ngrohtë i Dren Abazit e tingujt melankolik të Zig Zg Orkestrës, do t’iu ngrohin në një këngë të re.

Abazi e ka paralajmëruar projektin e ri përmes profilit të tij në Instagram, ku thotë se së shpejti do publikohet.

“Mes Yjesh”, do quhet kënga e tij e re, të cilën ai do e lansojë këto ditë. /Prive.al

#mesyjesh #comingsoon Foto: @shenollzehri

A post shared by Dren Abazi (@drenabazi) on

Artikuj të ngjashëm