Rezultati në dorën tuaj: Ja si mund ta votoni Camilan në Miss Universe

By

Rezultatin e Miss Universe Kosova në evenimentin e madh të bukurisë e keni në dorë ju!

Përmes një vargu të veprimeve të thjeshta, në baza ditore mund të kontriboni që Camila të rangohet lartë.

Në dy platformat kryesore, iOS dhe Android mund të shkarkohet aplikacioni zyrtar i Miss Universe ku përmes kërkimit të shtetit është e mundur që dhjetë pikët maksimale t’i dhurohen bukuroshes një herë në ditë.

‘Armata’ në Twitter mund të mobilizohet duke ‘cicëruar’ nën dy etiketa, #MissUniverse dhe #Kosovo.

Krahas votimit në telefon dhe përkrahjes në Twitter, edhe faqja në desktop, www.missuniverse.com do jetë e qasshme për votim.

Pak minuta kohë mund të vulosin Camilan lartë në rangim, siç edhe po cilësohet nga portale dhe blogje të ndryshme që trajtojnë spektaklin e bukurisë me vite të tëra. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm