Rikthehet Flaka Krelani: Bashkëpunim me një reper!

By

Pas spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’, këngëtarja Flaka Krelani është shkëputur nga skena muzikore por jo edhe larg publikut pasiqë është mundur të jetë pranë tyre përmes mediave sociale.

Mirëpo, tani ajo kthehet në atë që di të bëj mësë miri, këngën.

Përmes postimeve në Instagram, Krelani ka treguar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor e që do të jetë në bashkëpunim me reperin Pancho City.

“Def” është titulluar ky produksion i krijuar nga XhimiOnDëBeat, e teksa klipi do të mbaj firmën e Blerdi Malushit.

Data e publikimit nuk është bërë akoma e ditur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm