Rita Ora flet mbi koncertin në Prishtinë (FOTO)

By

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka folur rreth koncerit të cilin do ta mbajë në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Përmes llogarisë së saj në facebook, Rita Ora para gjithë miqve të saj nga e gjithë bota, ka deklaruar se ka zgjedhur një bluzë me dizajn të veçantë me rastin e pjesëmarrjes së saj në koncert më 17 shkurt 2018-të, njofton Klan Kosova.

”Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita” – shprehet këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.

Për më shumë detaje ja dizajni të cilin ajo vet e ka ndarë më miqtë në rrjete sociale.

Artikuj të ngjashëm