Rita Ora përqeshet nga fansat e saj, s’mund ta besoni arsyen

By

Këngëtarja me prejardhje kosovare Rita Ora, është tallur fort nga fansat, dhe arsyeja është e çuditshme.

26 vjeçarja kishte publikuar një fotografi në Instagram, ku i inkurajonte fansat e saj që të  blinin këngën e re Your Song dhe e kishte ndarë me ndjekësit e vet gëzimin që e ka kapluar pasi po i ecën kaq mirë.

Ndërsa, më pas fansat kanë shkruar se “screenshot” që ajo e ka publikuar në rrjete sociale, tregon se ajo e ka blerë këngën e saj, ngase anash emrit të vet shkruhej ‘play’ dhe jo ‘buy’ siç u del të tjerëve që nuk e kanë blerë këngën e saj.

Kjo dëshmonte që Rita e kishte blerë këngën që vet e ka krijuar.

Ndërsa më vonë, një zëdhënës i këngëtares ka thënë se të gjithë artistët blejnë nga një kopje të këngës së tyre, përndryshe s’mund të presin që fansat ta blejnë, nëse ata vet nuk e kanë bërë. /Prive.al

Back in the TOP 5 UK!!! Amazing I can’t believe it!! I love youuuuuu!!!! #yoursong ???❤️❤️

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Artikuj të ngjashëm