RITA SJELL X FACTOR UK NË SHQIPËRI ?

By

Në pak ditë nis sezoni i ri i X Factor UK ku Rita bën debutimin e saj si juri pas suksesit të jashtëzakonshëm në spektaklin konkurrent The Voice që falë shqiptares rriti drastikisht shifrat e shikueshmërisë.

Ylli botëror ka shprehur dëshirën e saj që faza e vilave të transmetohet për grupin e saj nga Pallati i Brigadave në Tiranë, dikur rezidenca e mbretit Zog.

Një burim pranë këngëtares ka theksuar për gazetën britanike The Mirror se ky është një hap në shumë të tillë që bën Rita për Shqipërinë dhe Kosovën si vende të origjinës.

Duke qenë se kjo fazë do të transmetohet drejtpërdrejt, stafi është ngurrues për lokacionin shkaku i lidhjes satelitore dhe modaliteteve tjera teknike por ende nuk është marrë një vendim final.

Përderisa duhet bindur edhe Simon Cowell, autoritetet shqiptare tashmë kanë dhënë miratimin e tyre kundrejt idesë së Ritës që padyshim se përbën një tjetër moment të shkëlqyeshëm të promovimit të shqiptarëve në botë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm