Roberti nga Mitrovica: ‘Kanë plasë përtej urës’

By

Këngëtari Robert Berisha suksesshëm po vazhdon mbrëmjet muzikore gjithandej ku ka shqiptarë.

Pasi krijoi një repertor me këngë të të tjerëve por edhe personale, duket se vendet ku po performon Berisha po mbushen plot.

E njejta situatë ishte edhe në Mitrovicë, nga ku këngëtari ka postuar një fotografi me mbishkrim të veçantë.

‘Mitrovicë ta ha zemrën se kanë plasë kta përtej ure’ – është shprehur Berisha duke aluduar mbase në komunitetin serb që jeton në veri.

Atmosfera duket të ketë qenë në nivelin e tillë saqë jehona e mbrëmjes të kaloj edhe përtej urës që padrejtësisht ndan dy pjesët e qytetit. /Prive.al

Mitrovicë ta ha zemrën se kan plasë kta pertej urrēs ?? @checkinpremium ??

A post shared by -Renee-Nora-Robert- (@_robertberisha_78) on

Artikuj të ngjashëm