Shfaqja e fundit për Victoria’s Secret: Modelja e famshme lë spektaklin (FOTO)

By

Ka një jetë të tërë që ajo tundi pasarelat e modës me paraqitjet e saja e ishte edhe njëra ndër engjëjt e Victoria’s Secret.

Modelja e famshme Alessandra Ambrosio, sapo ka bërë edhe paraqitjen e fundit për Victoria’s Secret.

Image result for alessandra ambrosio victoria secret

36 vjeçarja Ambrossio, ka bërë me dije se do të pensionohet nga puna me Victoria’s Secret, pas 17 vjet paraqitje në këtë shfaqje super të famshme të modës.

Ajo ka thënë se tani do i kushtojë kohë vetes dhe biznesit të saj, që ka të bëjë me një linjë rroba banjosh, të quajtur “Ale By Alessandra”, e po ashtu edhe në karrierën e saj si aktore.

Tani modelen mund ta shihni edhe në rolin e aktores në filmin “Daddy’s Home 2”.

Alessandra po ashtu, në shfaqjen e saj të fundit e solli vajzën e saj nëntë vjeçare, Anjan në spektakël. /Prive.al

Image result for alessandra ambrosio victoria secret

Artikuj të ngjashëm