Shtatzënia e tradhtia: Flet për herë të parë Khloe Kardashian (FOTO)

By

Në mes tensionesh të mëdha, ajo solli në jetë një vajzë. Ylli i reality show “Keeping Up With the Kardashians”, u bë shënjestër mediatike pasi u zbulua se partneri i saj e kishte tradhtuar, dhe atë përderisa kjo ishte shtatzënë.

E para një jave ajo i dha jetë vajzës të cilën e ka me basketbollistin Tristan Thompson, ndërsa vetëm tani e ka zbuluar edhe emrin e së bijës.

Ajo nuk e përmend fare tradhtinë e partnerit në postin e saj në Instagram, përveç se shkruan që janë të lumturuar nga ardhja e vajzës në jetë.

“Vajza jonë e vogël, True Thompson, plotësisht na i ka vjedhur zemrat tona dhe jemi të mbushur me dashuri. Tejet të bekuar që ky engjëll erdhi në familjen tonë. Mami dhe babi të duan True”!, ka shkrua Khloe në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm