Shumë fat për ty Emina: Kjo i ndodh veç asaj, modelen shqiptare e glasiti zogu!

By

Supozohej të ishte një ditë e qetë në plazh, të kalonte pa ndonjë incident dhe të përfundonte si është më së miri.

Por jo Emina Çunmulaj, ti nuk je edhe aq me fat sa mendon!

Modelen e famshme shqiptare, nuk e ka lënë të qetë një zog në plazh, pasi e ka gjetur mu shpatullën e saj për t’i kryer nevojat fiziologjike.

Përderisa Çunmulaj po e shijonte e relaksuar një ditë me familjen e saj në një plazh me diell, atë e ka glasitur zogu duke e krijuar një situatë qesharake në mesin e njerëzve me të cilët ajo po rrinte.

Ndërsa, Emina si Emina, këtë moment nuk e ka lënë pa e dokumentuar në një video, ku u tregojnë mijëra ndjekësve të saj në Instagram, se çfarë i ndodhi.

Gjithsesi Emina, ti e di si themi ne shqiptarët: “Po të glositi zogu, do kesh fat e diçka e bukur do të të ndodhë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm