“SHUMË PIS” ARRIN 10 MILIONË SHIKIME

By

Është padyshim hiti i kësaj vere. Dueti mes Ledri Vulës e Era Istrefit ‘Shumë pis’ tash e një muaj dëgjohet kudo ku flitet shqip.

Kaq kohë e shkurtër i është dashur dyshes që në Youtube të thyejnë rekorde jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë.

Sot ‘Shumë pis’ ka shkelur zyrtarisht shifrën prej 10 milionë klikimeve duke qenë dukshëm më përpara se gjithë krijimet muzikore të lançuara në këtë sezonë.

I gjithë ky sukses pa dyshim se po reflektohet edhe në koncertet e mbrëmjet muzikore. Era e Ledri po arrijnë të stërmbushin klubet me fansa që pëlqejnë muzikën e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm