Si po e trajton vajzën e Dr.Florit miku i tij i zemrës Landi Hysi? (VIDEO)

By

Ndarja nga jeta i pati tronditur të gjithë fansat e tij,por ishin familjarët dhe të afërmit ata që e përjetuan më së vështiri këtë ngjarje tragjike.

Të gjithë i qëndruan pranë gruas së Doktor Florit Blerinës, secili në mënyrën e tij,por ishte miku i tij i zemrës dhe pjestari i grupit të tij muzikor “West Side Family” Landi ai që u përbetua të shkrijë tërë përkushtimin dhe kujdesin në vajzën e Florit, Kaltrinën.

Të shpeshta janë imazhet që herë Landi e herë Blerina publikojnë në rrjetet sociale teksa fëmijet e veqanërisht Kaltrina argëtohet më së miri në praninë e mikut sivëlla të babit të saj të ndjerë

Në festa familjare, ditëlindje, përvjetorë madje edhe ditë të zakonshme Landi përkushtohet 100% që Kaltrina të ia kalojë më së miri dhe secili moment të jetë i vecantë për të.
E fundit është kjo video publikuar nga gruaja e Florit, Blerina teksa vajza e saj dhe miku i tyre po kalojnë për mrekulli.

Landi Hysi, ky shembull i një miqësie që nuk vdes kurrë./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm