Sinani e Andrra publikojnë videoklip nga seti i ri fotografik

By

Në ditëlindjen e dytë të Ansit, Andrra dhe Sinani vendosën të kenë si dhuratë për vete dhe fansat sete fotografike profesionale që do ngelen gjatë në kujtesë.

Por, krahas fotove duket se gjatë punës me Rezarta Shkurtën, familja kanë vendosur të realizojnë edhe një klip.

Ashtu siç veproi Xhensila, familja Hoxha kanë publikuar video nga prapaskenat e setit fotografik ku shfaqen të lumtur në veshje kombëtare.

Të shumta kanë qenë urimet për Ansin të cilat janë shoqëruar pashmangshëm edhe me një pyetje – kur do vijë një motër ose vëlla tjetër për bukuroshin e vogël? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm