Stanaj gati për hapin e madh! Kënga e re me producentin e hiteve të Lady Gagas

By

Albert Stanaj, shqiptari i ri që po synon suksesin e madh në karrierë duket që në këtë rrugë po ecë me hapa të sigurtë.

Pak muaj pas projektit ‘Bad Woman’, Stanaj ka gati projektin e ri, më shpërthyes se asnjë tjetër.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtari me origjinë nga Malësia ka paralajmëruar krijimin muzikor të titulluar ‘The Way I Love Her’.

Kjo këngë është më e veçantë për faktin se është prodhuar, sic mëson Prive.al nga një producent i cili prapa në repertor numëron hite për një varg artistësh.

RedOne, është ‘fajtori’ kryesor pas hiteve si ‘Poker Face’ e ‘Just Dance’ të Lady Gagas për të vazhduar me këngë të Enrique Iglesias, Shakira, Nicki Minaj e yje të tjerë botërorë.

Alberti nuk është duruar duke ndarë me fansat një insert të shkurtër nga kënga e cila publikohet e plotë me 30 Qershor. Në pak sekonda, ajo duket që do jetë hit i pakontestueshëm dhe mbase projekti i tij më i mirë deri tani. /Prive.al

Acoustic Sneak Peek..THE WAY I LOVE HER 6.30

A post shared by Stanaj (@stanaj) on

Artikuj të ngjashëm