Stresi bën hedhje të rrezikshme në pishinë, por nuk dihet si përfundoi (VIDEO)

By

Guximi për të s’ka limite.

Është reperi emri i të cilit lakohet shpesh në lajme, është rebel dhe shpesh e gjen veten duke pasur telashe me policinë, deri në atë masë sa njëherë u pat fshehur ngase për të kishte një urdhër arrest.

Telashet nuk i ka problem, e po ashtu as t’i sfidojë ligjet e fizikës me veprimet e veta, që mund të kishin pasoja të parikuperueshme për të.

Aventurën e ka në shpirt dhe kjo shihet më së miri në videon që ka publikuar në Instagram, ku merr të kërcejë në pishinë nga një largësi e cila paraqiste rrezik, ngase me fuqinë e trupit i është dashur ta kalojë edhe një pjesë të dekorit të pishinës ku po kalonte ditën.

Këtë s’e pati aspak problem, e kapërceu por megjithatë, fundi i videos kur ai përfundimisht takohet me ujin në pishinë nuk shihet.

Gjithsesi, po t’i kishte ndodhur diçka do e kuptonim ngase siç thuhet, “Lajmi i keq merret vesh shpejt”.

Ky është Stresi miq! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm