‘Stupcat’ nisin xhirimet për serialin ‘Egjeli’ (VIDEO)

By

Grupi humoristik ndër më të mirët në vend ‘Stupcat’ kanë nisur xhirimet për serialin e tyre të njohur ‘Egjeli’.

Vite më parë ata publikuan dy episoda të këtij seriali duke u shndërruar në më të pëlqyerit e publikut në atë kohë.

Pas kërkesave të shumta ata rikthyen edhe njëherë atë edhe me 10 episoda të reja të cilat u transmetuan në Digitalb duke korrur përsëri sukses mjaft të madh.

Por tash disa vite pas atyre episodeve kërkesat vazhdonin të ishin po të njejtat duke shtyrë kështu edhe njëherë të rikthejnë projektin në fjalë.

Ata do të vijnë edhe me disa episode tjera por duke mos dhënë detaje tjera se në cilin televizion do të transmetohet dhe se kur do të fillojë ky projekt.

Pavarësisht kësaj puna për të veçse ka nisur teksa personazhi kryesor i tij “Liki” vjen me një video në isntagram duke na përshëndetur nga vendi i xhirimeve.

Duket se do të jetë vetëm çështje kohe deri në fillimin e tij dhe se numërimi prapa deri në momentin final mund të themi se ka filluar.  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm