Të famshëm në profesionin e tyre por të diplomuar në diçka tjetër (VIDEO)

By

Shumë nga fytyrat publike që ne i njohim, famën e tyre e arritën falë profesionit  ani pse përgatitja e tyre akademike ishte krejt e një natyre tjetër nga ajo që ushtrojnë si profesion.

Disa prej tyre paralelisht ushtruan të dy detyrat, edhe atë të profesionit edhe atë të studimeve, megjithatë ka edhe të atillë që suksesi i arritur falë profesionit që e ushtrojnë aktualisht ka bërë që diploma e tyre të jetë vetëm një letër.

Anita Haradinaj, e njohim si një nga moderatoret më të suksesshme të televizionit, por studimet të cilat ajo i ka përfunduar kanë qenë të parashikuara të nxirrnin atë si një juriste, pasiqë ajo ka të kryer fakultetin juridik.

Edhe Zanfina Ismailin kush e di në një të ardhme mund ta shohim tek ushtron profesionin si një juriste pasi që edhe ajo studimet universitare i ka të përfunduara në degën e juridikut.

Ramadan Krasniqi nëse nuk do të ishte këngëtar mbase do ishte një ingjinier i suksesshëm, kjo për faktin që këngëtari ka të mbaruar shkollën e mesme të makinerisë.
Dani rrëfen të jetë zëri i tij i cili ka triumfuar përkrah njëprofesioni që pat nisur të studionte.

Edi Rama, është kryeministër i shqipërisë por studimet që i ndoqi nuk kanë të bëjnë fare me këtë fushë. Ai ka diplomuar në akademinë e arteve, dega pikturë.

Sali Berisha, një tjetër politikan nga shqipëria, kishte mbaruar studimet e mjeksisë në Universitetin e Tiranës për të vazhduar pastaj me specializim në degën e kardioligjisë.

Një tjetër doktor me famë do të ishte edhe  Naim Abazi i cili karrierën e tij e zhvilloi në sferën e muzikës ani pse studimet e tij i përfundoi për mjeksi.

Edita Tahiri, të jep përshtypjën e një politikaneje e cila me vite është marrë me studimet e politikës megjithatë ajo ka mbaruar studimet në telekomunikacion.

 Blerta Deliu, ka të mbaruar aktrimin madje e kemi parë tek eksperimentonte mjaft shumë në lëmi të ndryshme por ajo momentalisht ushtron profesionin e deputetes së Kosovës.

Eliza Hoxha dhe Zajmina Vasjari emrin e tyre e krijuan falë këngës, megjithatë të dyja kanë të përfunduara studimet për arkitekturë. Zajmina është një arkitekte e re deri sa Eliza prej vitesh ushtron edhe këtë profesion si profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë.

Ledri Vula, reper shumë i suksesshëm megjithatë dega regji filmi ishte ajo që ai zgjodhi për përgatitjën e tij akademike.

Elvana Gjata po ashtu e famshme dhe e suksesshme si në muzikë ashtu edhe ne biznes mirëpo studimet e saj ajo i ka të përfunduara për regjisurë.

Arian Cani dhe Soni Malaj ani pse i njohim tek ushtrojnë profesione të ndryshme por të dy i bashkon një pikë, ata kanë të përfunduara studimet për frëngjisht.

Luana Vjollca nisi karrierën e saj si këngëtare dhe moderatore mirëpo nëse nuk do të ushtronte një nga këto profesione ajo do të ishte një juriste pasiqë ka të përfunduara studimet për drejtësi.

Këto personazhe nuk janë penduar aspak me zgjedhjet që i kanë bërë dhe ata edhe me tutje vazhdojnë të besojnë në atë që shkollimi nuk është i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit përkatës./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm