Tjetër sukses për kinematografinë kosovare: ‘Eho’ triumfon në Montreal

By

Kinematografia kosovare ka shënuar një tjetër sukses me filmin “Eho” i cili ka triumfuar në festivalin e filmit Montreal World Film Festival.

Ky film me regji të Dren Zherkës është shpërblyer krahas tjerash edhe me vlerë monetare prej 40 mijë dollarësh në këtë festival.

“Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit të madh Montreal World Film Festival, filmi ‘Eho’ nga Dren Zherka, koproduksion mes Gjermanisë dhe Kosovës, mori çmimin ‘Silver Zenith for the First Fiction Feature Film’ një shpërblim ky prej 40,000 dollar” – a njoftuar Qendra e Kinematografisë Kosovare.

Filmi “Eho”  që u shfaq për herë të parë në Montreal flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal.

Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.

Këto dy personazhe luhen nga: Selman Jusufi dhe Klara Höfels.

‘Eho’ është realizim i kompanisë filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm