Tuna rikthehet në kunja të ashpëra për Ledrin?! (VIDEO)

By

Dikur si dyshe ishin prej më të komentuarve në estradën shqiptare. Pasi ndanë rrugët, Tuna dhe Ledri vazhduan rrugëtimin e tyre në mënyrë të pavarur.

Por, në një situatë jo fort të favorshme për të duket se Tuna ka vendosur t’i rikthehet një prej emrave më të komentuar, Ledrit përmes disa videove në Snapchat.

Në rrugë prej rikthimit nga Prizreni ku performoi mbrëmë, Tuna ka postuar në Snapchat video ku në prapavijë dëgjohet hiti ‘SRMN’ i Ledrit dhe fare pak minuta pas, Snapi pasues i saj tallet me repertorin e muzikës.

‘O Zot! Repertori i menaxherit tem në kerr është tepër palidhje’ – dëgjohet duke thënë këngëtarja bashkë me një prej shoqeve. Pas pak sekondash, ajo poston një tjetër video ku bën me dije ‘vendimin’ që një person të caktuar ta marrë si ‘kameraman, regjisor, drejtor fotografie’ për klipet e saj.

Duke ditur se Ledri është me profesion regjisor që i realizon me idetë e tij klipet ky ton përbuzës i Tunës lë të kuptohet se ndoshta i dedikohet reperit.

Nuk dihet se ku realisht ka dashur të dalë Tuna me këto video. Përpjekje për vëmendje apo koincidencë ?! Hmmm! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm