Ushtari amerikan tani sjellë në versionin e tij “Krejt shokt e mi”

By

Ushtari amerikan Corey Banks, që u bë i famshëm në Kosovë ngase po i riprodhon këngët e reperëve tanë, tani ka versionin e tij të këngës së Lumi B dhe Ledri Vulës.

Ai e këndon këtë këngë pa problemin më të vogël në shqip, përderisa ditë më parë ka sjellë edhe disa këngë të Capital T, si “Hatixhe” dhe “Pse po ma lun lojën”.

Videon e tij duke kënduar këtë këngë, e ka publikuar Ledri në profilin e tij në Instagram, ndërsa Capital T, pati dhënë shenja se me Coreyn do shihet së shpejti, ndoshta për ndonjë bashkëpunim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm