Vesel Kurtishaj i lodhur nga disa veprime të fansave

By

Lëndimet trupore të fansave, pjesa dërrmuese e të cilëve të rinj në moshë, janë shndërruar në fenomen shqetësues edhe tek ne.

Në të njejtën përvojë ka hasur edhe fituesi i Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj. Ai ka postuar foto të fansave të cilët gjakosin gjymtyrët duke shkruar inicialet e emrit dhe mbiemrit të tij.

Ndryshe nga shumë fytyra publike që janë treguar të butë në reagimet e tyre madje duke falemnderuar fansat, Veseli është treguar i rreptë, në tentim për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Qindra her kom intervenu me komente kur kom pa sene te tilla po nga ky moment kudo qe shoh foto te tilla kom mja bo unfollow. Sa për dijeni, jam i lodhur duke parë gjëra të tilla. Ndaluni ose do e bëj unë – është shprehur ai. /Prive.al/

vesa

Artikuj të ngjashëm