Vildane Zeneli konfirmon duetin me 50 cent, anulohet me Will.I.Am?! (Video)

By

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli po vazhdon suksesin në Amerikë me modeling. Përderisa angazhimet aktuale janë në këtë fushë, Zeneli është duke punuar edhe për muzikë.

Në një intervistë për Prive me gazetarin Artan Telaku, Vildanja tregon të rejat e saj.

Sa i përket bashkëpunimit me Will.I.Am nuk do të ketë videoklip e kjo për faktin se kënga ka rrjedhur në internet pa lejen e artistëve. ‘Killer’ që mbante emrin kënga u punua tre vite më parë.

Ndërkaq, një tjetër që ka qarkulluar në formë thashethemi, Zeneli e konfirmoi për Prive. Ajo do të sjell një këngë me reperin e njohur 50 cent por produkti muzikor nuk është finalizuar pasiqë akoma nuk e kanë gjetur këngnë e përshtatshme për të dy.

Debutimi muzikor i saj po afrohet dhe Vildane Zeneli tregon se kënga e parë e saj do të jetë padyshim një bashkëpunim me emër të njohur pasi i duhet baza e adhuruesve të artistëve ndërkombëtarë për të pasur një start të suksesshëm./Prive

 

Artikuj të ngjashëm