Wendy Williams: Kush është Rita Ora?! (Video)

By

Këngëtarja shqiptare por e njohur në botë, Rita Ora ka qenë temë në një ndër emisionet më të shikuara në Amerikë “Wendy”.

Ky program televiziv përpos miliona shikuesve në ekran numëron edhe afro 300 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Në episodin e datës 18 qershor u fol për kopertinën e fundit ku u shfaq Rita. Në shtypin shqiptar u pasqyrua vetëm pjesa kur prezantuesja përmend Rita Orën dhe Shqipërinë por prezantimi i saj vijon më tej.

Williams, ka shtuar se Rita flet që ishte ajo që u nda me të dashurin aktual të Taylor Swift por ka ironizuar duke thënë  ‘se problemi qëndron tek fakti kur ne nuk e njohim Rita Orën pse duhet të na interesoj çfarë ajo ka thënë’.

Ky koment i saj ka marrë dhe duartrokitje në sallë.

Rita Ora akoma nuk ka fituar popullaritet përtej oqeanit por sipas lajmeve në Britani kësaj pritje për debutim të shqiptares i ka ardhur fundi.

Këngëtarja ka gati hitin që do i hap dyert e Amerikës për të. Shumë shpejt Rita Ora lançon bashkëpunimin me Chris Brown që sipas The Sun do të jenë një hit ndërkombëtar.

Përderisa po lufton për sukses në SHBA, Rita është një ikonë në Europë e sidomos në Britani. Pas ‘luftës’ mes X factor dhe The Voice, ajo do të shfaqet në panelin e formatit të Simon Cowell pas një oferte të majme që i është bërë.

‘Poison’ që lançoi para disa dite ka regjistruar shifrën e 6 milionë shikimeve./Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=DHvRW0l7kFw

Artikuj të ngjashëm