Xhensila, vetë e treta po vjen me shumë risi

By

Në një intervistë të muajit Shkurt në Prive, këngëtarja Xhensila Myrtezaj kishte paralajmëruar se krahas zhvillimeve në jetën private, vera e 2017-tës do jetë e mbushur me projekte muzikore.

E duket që tashmë kur vetëm se po hyjmë në muajin Qershor, koha është për t’i shpalosur ato një nga një.

Përmes rrjeteve sociale, Xhensila ka paralajmëruar këngën e re të titulluar ‘Lova’ në bashkëpunim me Mixey dhe Granit Dërgutin nga Authentic Entertainment.

Fakti që dy artistët, pjesë e label-it të lartëpërmendur bashkojnë forcat për të parën herë vërteton se bëhet fjalë për një projekt më të veçantë në ritëm e zhanër. Se a do konkurojë për hitet e verës, kjo mbetet të shihet në pak ditë kur ‘Lova’ do publikohet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm